Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka propozuar emërimin e Sofia Moreira de Sousa si ambasadore të re të Bashkimit Europian në Shqipëri. Sofia Moreira de Sousa aktualisht mban detyrën e Shefes së Përfaqësisë së Komisionit Europian në Portugali. Gjatë karrierës së saj diplomatike, ajo ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme në institucionet europiane, përfshirë edhe postin e ambasadores së Bashkimit Europian në Cape Verde.
Burimi:
javanews.al