Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të votës për presidentin

Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të votës për presidentin

Lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka ofruar këtij të fundit që PDK’ja ta ketë pozitën e kryetarit të parlamentit. Përmes letrës së tij, Kurti i drejtohet Hamzës duke thënë se, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nga të gjithë bashkë, siç e kërkon kushtetueshmëria. Letra: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza Ju faleminderit për përgjigjen e sotme. Më duhet ta pranoj se nuk po e kuptoj pse të mos takohemi dhe t’i bisedojmë shumë gjëra shtruar për hir të institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve. Komunikimi ynë duhet të jetë politik e kolegjial nga afër dhe jo vetëm zyrtar e me letra nga larg. Sidoqoftë, unë...