“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

Analisti Ben Andoni ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si prani dhe ndikim të fortë sllav në Shqipëri, ndërsa ka bërë një krahasim mes aftësive të shërbimeve inteligjente shqiptare dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). I ftuar në Euronews Albania, Andoni u shpreh se AKI është më e avancuar dhe më e sofistikuar në evidentimin e lidhjeve dhe ndikimeve që vijnë nga Serbia, ndërsa kritikoi kapacitetet e shërbimit informativ në Shqipëri. Sipas tij, nëse analizohet më në thellësi situata në vend, mund të evidentohen ndikime sllave në nivele që ai i konsideron shqetësuese. “AKI-ja po i jep mësim Shqipërisë, sepse më vjen keq ta them, në Shqipëri, po të penetrosh pak më thellë, shikon ndikime sllave gati të frikshme në vendin tonë”,...