Socialistët të vendosur, jo më shumë se 50 bashki, gati projektligji (DETAJE)

Socialistët të vendosur, jo më shumë se 50 bashki, gati projektligji (DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e PS-së në qarqe, ku mësohet se në fokus të diskutimeve ishte ndarja e re territoriale. Teksa opozita ka dalë kundër, duket se socialistët nuk heqin dorë nga objektivi për uljen e numrit të bashkive. Mësohet se raporti i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili nuk u bë publik gjatë seancës me tensione në Kuvend të enjten, iu paraqit drejtuesve socialistë në selinë rozë. A2 CNN shkruan se projekti i ri i paraqitur nga Mazniku parashikon që numri i bashkive të mos i kalojë 50, nga 61 që janë aktualisht. Ndërsa projektligji pritet të depozitohet në Kuvend brenda muajit korrik, pasi më parë të miratohet me votat e...