“Skllavëria moderne e qeverisjes së gabuar”/ Teliti: Zyrat e shtetit mbajnë erë luks, Shqipëria po zhytet në varfëri

“Skllavëria moderne e qeverisjes së gabuar”/ Teliti: Zyrat e shtetit mbajnë erë luks, Shqipëria po zhytet në varfëri

Esksperti i Partisë Demokratike Dorjan Teliti ka reagur me një postim në faqen e tij në facebok për gjendjen e rëndë të të punësurve në Shqipëri. “Sipas raporteve ndërkombëtare, plot 39% e shqiptarëve që janë në marrëdhënie pune NUK SHTYJNË DOT MUAJIN!”, shkruan ai në një postim në faqen e tij në facebook. Mesazhi i plotë: ​Sipas raporteve ndërkombëtare, plot 39% e shqiptarëve që janë në marrëdhënie pune NUK SHTYJNË DOT MUAJIN! Sipas Bankës Botërore, 23% e shqiptarëve jetojnë me MË PAK se 681 lekë në ditë. Kjo është skllavëria moderne e qeverisjes së gabuar. Njerëzit zgjohen në mëngjes, derdhin djersë duke punuar për orë të tëra dhe në fund të muajit nuk u dalin lekët as për ilaçet e prindërve apo librat e fëmijëve....