“S’jam i sigurt nëse do rinovohet protokolli me Italinë”, ministri Ferit Hoxha sqaron deklaratën
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një interviste për Euractiv , u shpreh se Shqipëria nuk do të zgjasë marrëveshjen e saj të migracionit me Italinë përtej vitit 2030, me argumentimin se deri atëhere do të jemi në BE e nuk do të kishte më kuptim. Në një reagim në “X” , Hoxha shpjegon se gjatë një pyetjeje nga një gazetar në Bruksel mbi mundësinë e rinovimit të protokollit pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare, është përgjigjur se nuk ishte i sigurt, duke shtuar se deri atëherë Shqipëria mund të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata mund të jetë ndryshe. Sipas tij, deklarata ka qenë thjesht një reflektim spontan dhe jo një vendim apo ndryshim i qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj marrëveshjes. Po...
Burimi:
javanews.al