Galatasaray i ofron 12 milionë euro rrogë në sezon, Leao ka në mendje një destinacion tjetër

Galatasaray i ofron 12 milionë euro rrogë në sezon, Leao ka në mendje një destinacion tjetër

25 Gusht 2026 17:02 Telesport Rafael Leao është protagonisti kryesor i këtyre ditëve të fundit të merkatos, afati i të cilës mbyllet më 1 shtator. Sky Sports dhe Gazzetta dello Sport bëjnë me dije se Milan është duke zhvilluar aktualisht bisedime me dy klube qëe interesohen për Leao-n: Aston Villa dhe Galatasaray. Klubi turk mësohet se i ofron një rrogë të kënaqshme, rreth 12 milionë euro në sezon. Por, dëshira parësore e Leao-s është transferimi në Premier League dhe Aston Villa shihet si një destinacion ideal për portugezin, ku do të ketë mundësinë të luajë edhe në Champions League. Në anën tjetër, Milan vazhdon t’i qëndrojë “besnik” kushtit të vendosur prej kohësh për largimin e Leaos: oferta duhet të jetë 50 milionë euro. Avantazhi i...