“Alvarez dhe përfaqësuesit e tij u treguan idiotë”, kampioni i botës: Duhet të kishin heshtur
Rasti Julian Alvarez vazhdon të ngjallë polemika. Sulmuesi argjentinas është tani në qendër të një mundje krahu me Atletico Madrid, të cilët janë të vendosur të mos e lehtësojnë largimin e tij, veçanërisht drejt Barcelona-s, klubit që lojtari e ka treguar si destinacionin e tij të preferuar. Kjo situatë shkaktoi edhe një reagim nga Christophe Dugarry, ish-kampion bote me Francën në 1998-ën, i cili tha në programin Rothen s’enflamme në RMC: “Lojtari dhe përfaqësuesit e tij u treguan idiotë. Si mund të thuash ‘Dua të largohem nga klubi’? Kjo nuk është mënyra më e mirë për t’u larguar. Duhet të heshtësh, të luash, të jesh i zgjuar në komunikim”. Sipas ish-sulmuesit, Alvarez duhej të kishte shmangur një përballje të hapur me klubin dhe tifozët: “A...
Burimi:
telesport.al