Makthi mbaroi: PSG largon “të padëshiruarin” me kosto zero

Makthi mbaroi: PSG largon “të padëshiruarin” me kosto zero

Kampionët europianë Paris Saint-Germain kanë vendosur t’i japin fund një sage të gjatë dëmtimesh dhe huazimesh, duke i prerë lidhjet me Renato Sanches përgjithmonë, edhe nëse kjo do të thotë ta lënë të largohet falas. Kontrata e mesfushorit portugez është deri në qershor 2027. Megjithatë, drejtuesit e PSG-së kanë zgjedhur t’i hapin derën një largimi falas në këtë merkaton, në momentin që ai gjen një klub të ri. Faqja franceze “Foot Mercato” raporton se lëvizja është projektuar për të lehtësuar largimin e tij përfundimtar dhe për t’i dhënë fund serisë së huazimeve që e kanë shndërruar një talent premtues në një barrë për pagat. Sanches u kthye në Paris këtë verë pasi huazimi i tij te Panathinaikos  përfundoi. Ai luajti 24 ndeshje atje sezonin e...