Kush është shqiptarja, parukierja që preu flokët ikonik të Erling Haaland
Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim të madh në pamje, duke i dhënë fund flokëve të gjatë biondë që prej vitesh ishin kthyer në një prej tipareve më dalluese të sulmuesit norvegjez. Pas transformimit që ka bërë xhiron e rrjetit qëndron një parukiere shqiptare që jeton dhe punon në Angli. Ylli i Manchester Cityt ka vendosur të ndryshojë stil, duke zgjedhur një prerje dukshëm më të shkurtër. Transformimi i tij i fundit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Por ajo që e bën edhe më interesant ndryshimin është emri që fshihet pas tij. Bëhet fjalë për Juna Ademin, parukiere shqiptare e cila prej vitesh jeton dhe ushtron profesionin e saj në Angli. Ademi shfaqet në videon...
Burimi:
ntv.al