“Sillni draftin për “Shqipërinë e re””, Kryeministri Rama sfidon protestuesit
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur prerë kërkesës së protestuesve për “Shqipërinë e re”, duke i sfiduar ata të prezantojnë një projekt konkret. Kreu i qeverisë u bëri thirrje kritikëve që të sjellin draftin e tyre për “Shqipërinë e re”, ndonëse shprehu skepticizëm se një plan i tillë ekziston. Ai theksoi se vendi ndodhet në një fazë të rëndësishme zhvillimi dhe se pakënaqësitë e shfaqura janë thjesht shprehje e pritshmërive të rritura të shoqërisë. “Ka një element tjetër, që e tregon historia dhe ata që e kanë treguar se si zhvillohet bota. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive. Është shprehja më kuptimplotë e një vendi që ka dalë nga një fazë dhe ka hyrë në një fazë...
Burimi:
javanews.al