“Janë vjedhur 75 mln euro pa asnjë produkt”/ Berisha, lëshon akuza të forta: Armand Frangu merr paratë e taksapaguesve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka denoncuar ashpër skandalet e radhës me tenderat korruptivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Gjatë fjalës së tij, Berisha ka vënë në shënjestër Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përdorur fushën e Inteligjencës Artificiale si një fasadë për të realizuar një vjedhje kolosale përmes fondeve publike. Lideri i opozitës u ndal te mënyra se si ndërtohen projektet fiktive në institucione, duke denoncuar shumën marramendëse që i është akorduar Frangut pa pasur asnjë lloj produkti real në terren. “Del Armand Frangu, kunati i Lindës së Surrelit dhe thotë: ‘Do ju lumturoj me Inteligjencë Artificiale’. AI është inekzistente në Shqipëri. Do e...
Burimi:
sot.com.al