Si SHBA po hap “Kutinë e Pandorës” për “Gërdecin” dhe “21 janarin”, amerikanët po plotësojnë me materiale dosjet që…

Si SHBA po hap “Kutinë e Pandorës” për “Gërdecin” dhe “21 janarin”, amerikanët po plotësojnë me materiale dosjet që…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka zhvilluar dje konferencë me gazetarët, ku ka prezantuar bilancin e punës së institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026. Gjatë këtij takimi, në qendër të vëmendjes kanë qenë hetimet për dy nga çështjet më të bujshme dhe të ndjeshme në vend: tragjedinë e “Gërdecit” dhe ngjarjet e “21 Janarit”. I pyetur nga gazetarët mbi ecurinë e hetimeve për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci” dhe nëse ka persona konkretë nën hetim, kreu i SPAK u shpreh se procesi është ende i hapur. Sipas kreu, ka hetime brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëpërmjet letër-porosive. “Është çështje në hetim, vazhdojmë hetimet. Nuk kam diçka tjetër për të ndarë. Janë kryer veprime brenda Shqipërisë dhe përmes letër-porosive të...