“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, 18 maj, pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” lidhur me dosjen “Partizani”. Në një prononcim për mediat, Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin  Dumani, duke e akuzuar se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij, në formularët e ILDKPI-së, për të kaluar procesin e Vettingut. “Unë jam këtu për një denoncim tjetër, denoncim të ri, i cili fakton se Altin mashtruesi, Altin Troplini ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon. Ky njeri që kryeson Vettingun tani, është i padenjë për asnjë funksion, përveçse në bankën e akuzës. Sot, do t’ju...