“Si asnjë vend në Europë”, Rama nga Fieri: Më parë në Shqipëri bëhej turizëm gjuetie, sot epiqendër përplasjesh

“Si asnjë vend në Europë”, Rama nga Fieri: Më parë në Shqipëri bëhej turizëm gjuetie, sot epiqendër përplasjesh

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria sot ndodhet në epiqendër të një sërë përplasjesh dhe debatesh, duke theksuar se një pjesë e diskutimeve publike lidhen me çështje të mjedisit dhe zhvillimit të vendit. Rama shtoi se në të kaluarën ka ekzistuar një sistem i organizuar për sjelljen e turistëve të huaj për gjueti, përfshirë edhe raste abuzive, duke e cilësuar këtë si një realitet të trashëguar që vendi ka pasur në Europë. “Shqipëria sot është epiqendër e një sërë përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjentë spiunë, përveç një pjese të mirë të politikanëve që u vjetruan; është një pjesë njerëzish aty që kanë rënë pre e kësaj.Atyre që shqetësohen për mjedisin në mënyrë legjitime, që shqetësohen për Shqipërinë që nuk...