Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative, zbardhet data dhe ora e re
Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurori i çështjes së tij, Ols Dado. Trupa gjykuese ka vendosur që shqyrtimi i çështjes të mos vijohet ditën e sotme, duke caktuar një datë të re për mbajtjen e seancës radhës. Sipas vendimit të gjykatës, seanca e ardhshme do të zhvillohet më datë 3 korrik, në orën 13:00.
Burimi:
sot.com.al