Shtrëngohet “dara” për Belinda Ballukun, pronat e saj në emër të “prestanomeve”, përgjimet dhe hetimi i SPAK zbulon…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë një aksion masiv dhe të shtrirë në disa nivele, duke mbyllur çdo rrugë shpëtimi për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku (lubinë e Edi Ramës), e cila po hetohet si e dyshuar për abuzime me tendera rrugësh me vlera qindra milionë euro. Urdhër-kontrollet e firmosura në fshehtësi nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) pas kërkesës së prokurorëve specialë që kanë thelluar hetimet për dosjen “Balluku”, kanë vënë në lëvizje agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së), të cilët kanë mbyllur çdo shteg daljeje përmes një rrethimi të hekurt që nuk kursen askënd. Goditja ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka qenë kirurgjikale, duke u shtrirë përtej zyrave shtetërore, direkt në rrethin më të ngushtë të familjarëve, biznesmenëve dhe oligarkëve që shërbyen...
Burimi:
sot.com.al