“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja reagoi sot ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha pas debateve në Kuvend, duke e akuzuar se prej më shumë se tre dekadash ka penguar zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit evropian. Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja e cilësoi Berishën si “energji negative e tragjike” që, sipas tij, ka shoqëruar Shqipërinë që prej dhjetorit 1990. “Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë, 36 vjet ngulur si plagë e pambyllur, do të vuajë ende, por nuk do të kthehet më kurrë në kaos e zi”, shkruan Gonxhja. Ministri u shpreh më tej se vendi do ta kapërcejë edhe atë që e cilësoi si “atentat ndaj shtetit e institucioneve”, ndërsa theksoi se, sipas tij, historia do...
Burimi:
javanews.al