“Shqipëria nuk tërhiqet”/ Kryeministri Rama për ‘Bloomberg’: Duhet bërë dallimi midis protestave të vërteta dhe teatrit politik!
foto ilustrim: edi rama-protesta TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk do të tërheqë mbështetjen për dy projektet luksoze turistike të mbështetura nga kompania e investimeve e Jared Kushner, pavarësisht javëve të tëra protestash të përditshme kundër tyre. Në deklaratat me shkrim për Bloomberg, Kryeministri Rama tha se është detyra e tij të bëjë dallimin mes demonstratave të mirëfillta dhe asaj që ai e quajti “teatër politik”. Sipas tij, qytetarët i dhanë një mandat të fortë në zgjedhjet e vitit të kaluar për të çuar përpara vizionin e tij për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik premium dhe “jo për të qeverisur sipas hashtagëve apo sipas jehonës më të zhurmshme”. Projektet, të mbështetura nga kompania e investimeve e Kushnerit, Affinity Partners, janë bërë qendër e zemërimit më të...
Burimi:
zeri.ai