“Shqipëria më afër se kurrë me BE-në”, Rama mesazh nga Japonia
Kryeministri Edi Rama, gjatë një ligjërate në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, theksoi rëndësinë e kombinimit të inovacionit me aftësinë për të përballuar sfidat globale, duke deklaruar se “Europa, Azia dhe bota kanë nevojë më shumë se kurrë për këtë qasje”. Në fjalën e tij në Tokio, Rama solli në vëmendje të kaluarën e Shqipërisë si një vend i izoluar gjatë regjimit komunist, të cilin e krahasoi me “Korenë e Veriut të Europës”, ku mendimi i lirë ishte i ndaluar dhe e ardhmja e qytetarëve mbahej peng.Kryeministri u ndal edhe te rruga europiane e vendit, duke theksuar se zgjedhja e shqiptarëve për demokracinë pas rënies së komunizmit ishte një vendim ekzistencial. Sipas tij, integrimi në Bashkimin Europian për Shqipërinë nuk është thjesht objektiv politik, por...
Burimi:
javanews.al