Shqipëria: Kreut të qeverisë i dridhen leqet nga Revolucioni i Flamingove Rozë
I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit. Nga Jean-Arnault Dérens – MEDIAPART Mbrëmjen e së dielës, më 21 qershor - për të 22-tën ditë radhazi - një turmë e vendosur por mirëdashëse u mblodh në Sheshin Skënderbej të Tiranës përpara se të marshonte në Bulevardin e gjerë Dëshmorët e Kombit drejt zyrave të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Pankarta dhe slogane kërkonin dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndërsa flamingo të mëdhenj rozë - të lyer ose të mbuluar me pëlhurë - ngriheshin mbi procesion. Që nga 31 maji, protesta të...
Burimi:
syri.net