Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari! Shqipëria ka ndërtuar një nga administratat më të digjitalizuara në rajon, por raporti më i fundit për reformën e administratës publike tregon se qytetari vazhdon të mbetet jashtë qendrës së sistemit. Ndërsa qeveria promovon suksesin e platformave online, problemet me transparencën, konsultimet publike dhe aksesin real në shërbime mbeten të pazgjidhura. Digjitalizimi po ecën më shpejt se administrata vetë. Debati për digjitalizimin në Shqipëri ka kaluar tanimë kufijtë brenda vendit, që nga momenti kur vendi u bë lajm botëror për faktin se do të kishte një ministre AI, të quajtur Diella. Një nga retorikat më të mëdha të qeverisë ka qenë pikërisht e lidhur me digjitalizimin. Në raportin e publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, “Monitorimi...
Burimi:
sot.com.al