Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe përafrimit me standardet evropiane, duke u anëtarësuar në European Council of Legal Forensic Medicine (ECLFM), organi më i lartë evropian në fushën e mjekësisë ligjore. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e cilësoi këtë si një arritje me rëndësi strategjike, e cila forcon pozicionin e Shqipërisë në komunitetin evropian të mjekësisë ligjore dhe krijon mundësi të reja për zhvillim profesional, shkencor dhe institucional. Në një postim në rrjetin social ministri Gogu theksoi se anëtarësimi në ECLFM i mundëson Shqipërisë të përfaqësohet zyrtarisht në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore, të kontribuojë në hartimin e standardeve evropiane për autopsitë, hetimin e vendit të ngjarjes dhe ekspertizat mjekoligjore, si...