“Shpresoj se do të ketë angazhim”/ Opozita bojkoton Kuvendin, Genc Pollo kritika demokratëve: Ky lloj abuzimi, nuk…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar për bojkotin e opozitës ndaj seancave plenare të Kuvendit, duke argumentuar se përballja me mazhorancën duhet të bëhet brenda sallës së parlamentit. Në një postim në rrjetet sociale, Pollo deklaroi se opozita prej dhjetë ditësh nuk po merr pjesë në seancat plenare, si formë proteste ndaj, siç i cilësoi ai, “abuzimeve kundraligjore të mazhorancës rilindiste”. Sipas Pollos, shumica parlamentare po refuzon të përfshijë në kalendarin e punimeve të Kuvendit projektligjet e propozuara nga Partia Demokratike për zonat e mbrojtura dhe për anulimin e ligjit për “investitorin strategjik”. “Ky lloj abuzimi nuk ndodh për herë të parë në dekadën e fundit. Por mënyra efektive për ta denoncuar dhe kundërshtuar atë është në plenare e pastaj gjetiu; me fjalë...
Burimi:
sot.com.al