SHISH dhe Antiterrori në aksion, 173 emra protestuesish po kalojnë në filtër

SHISH dhe Antiterrori në aksion, 173 emra protestuesish po kalojnë në filtër

Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi se strukturat inteligjente deri para pak ditësh kanë kontrolluar 173 shtetas vendas dhe të huaj, që mendohet se janë përfshirë në protestë. Ai tha se nuk ka patur ndalime, por vetëm intervista me personat që janë vënë në fokusin e antiterrorist. “Pjesëmarrja e madhe që në fillim, kapi gafil insitucionet. Iu desh pak ditë që t’i vinte në punë institucionet që kanë në dorë. Duke mos e vlerësuar situatën, humbi kohë, për ta vënë në punë policinë kriminale, forcën operacionale. Ka një rrjedhojë pse është futur anti-terrori. Është anti-terrori i policisë, por edhe i SHISH. Në vetëvete, Rama si asnjëherë tjetër i ka vënë në punë këto struktura. Ai nuk i...