Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri askush jashtë, e vërteta është ndryshe
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas raportimeve për një përplasje të mundshme me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së socialistëve ditën e djeshme, duke i cilësuar lajmet si pjesë të një fushate linçimi politik. “Kjo është njësoj si teknologjia e vezës, asaj vezës që qëllohen deputetë pa asnjë shkak, pa u ditur as emri i një pjese, por është në të njëjtën linjë, synon vetëm linçimin, ndaj është ‘vrasje me pagesë’ në politikë”, u shpreh Braçe. Ai tha se kishte kërkuar që diskutimet e mbledhjes të mos dilnin jashtë, por kjo nuk ndodhi. “Dje para se të nisja të flisja, u kërkova kolegëve të mos nxirrnin përjashta asgjë nga ato që unë do flisja aty. Ja që ndodhi kjo që lexova, madje edhe e...
Burimi:
vizionplus.tv