Shehaj rrëmbeu dokumentin, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin grabitësit të dokumentave të klasifikuar

Shehaj rrëmbeu dokumentin, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin grabitësit të dokumentave të klasifikuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin kur Agron Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap nga Kuvendi. Kreu i Qeverisë, me anë të një videoje nga momenti kur Shehaj largohet me dokumentin, e akuzon kreun e Partisë Mundësia si një ballist që sipas tij, vërteton se vesi del me shpirtin. Ai gjithashtu i bëri dhe një thirrje prokurorisë që t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji. “Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi...