Sfida e zvarritjeve gjyqësore, ministri Gogu: Drejtësi e aksesueshme për të gjithë dhe që funksionon çdo ditë
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi një ditë më parë një seri takimesh në Korçë, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ku në fokus ishte lidhja mes zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë. Gjatë takimeve me operatorë turistikë, përfaqësues të komunitetit, profesionet e lira dhe qytetarë, Gogu theksoi se rritja e turizmit, vlerësimi i trashëgimisë kulturore dhe rikthimi i diasporës janë tregues pozitivë të zhvillimit të vendit, por kërkojnë një mbështetje të fortë nga shteti i së drejtës. “Sot pamë dy realitete paralelisht: nga njëra anë një zhvillim real – turizëm që rritet, kulturë që tërheq vizitorë, njerëz që kthehen dhe investojnë; nga ana tjetër, problematika konkrete që lidhen me drejtësinë e përditshme të qytetarëve,” u shpreh ai. Gogu nënvizoi se sfidat...
Burimi:
javanews.al