Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Vijojnë tensionet edhe pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme të seancës së sotme të Kuvendit, teksa kryetari Peleshi ka urdhëruar ndërprerjen e tretë dhe një orë pushim. Deputetët e Partisë Demokratike vijuan të bllokojnë foltoren, teksa kryetari Peleshi i dha fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha. Prej minutash deputetët e PD pretenduan të marrin fjalën, teksa kryetari Niko Peleshi këmbënguli që ata të ulen dhe seanca të vijojë normalisht. “Ju kërkoni prishjen e seancës, është e qartë. Rregullorja nuk ju jep të drejtë të prishni seancën dhe të zini foltoren. Një orë pushim”, tha Peleshi mes të tjerash.