Këlliçi: Përurimi i shtatores së Sejdin Lushës vuri në vend një figurë të mohuar për dekada

Këlliçi: Përurimi i shtatores së Sejdin Lushës vuri në vend një figurë të mohuar për dekada

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përurimit të shtatores së nacionalistit Sejdin Myslim Lusha në Kavajë, duke e cilësuar këtë si një korrigjim të një padrejtësie historike. Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi tha se Sejdin Lusha la jetën që kishte në SHBA për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të luftuar regjimin komunist, ndërsa në vitin 1951 u pushkatua pa gjyq. Sipas tij, figura e tij u denigrua për dekada nga propaganda e regjimit. Këlliçi përgëzoi Bashkinë Kavajë dhe drejtuesit vendorë për ngritjen e shtatores, ndërsa theksoi se Shqipërisë i duhet sot kurajoja e Sejdin Lushës përballë asaj që ai e cilësoi si një “regjim të ri” në Tiranë. Postimi i Këlliçit: I nderuar të isha pjesë e ceremonisë për çuarjen...