Qeveria pezullon ndërtimet në zonat turistike/ Gonxhja zbulon planin
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se vendimi i qeverisë për pezullimin e përkohshëm të punimeve të ndërtimit në zonat turistike deri më 15 shtator 2026 synon të mbrojë sezonin turistik, të reduktojë zhurmat, pluhurin dhe ndikimet negative në destinacionet turistike. Masa parashikon ndalimin e disa aktiviteteve ndërtimore, përfshirë punimet e rënda, gërmimet, themelet, ndërtimet e karabinasë, si dhe aktivitetet e lidhura me nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve. Vendimi ka një bazë të kuptueshme për sa i përket mbrojtjes së sezonit turistik, por ngre pyetje mbi kohën e marrjes së masës, efektivitetin e saj dhe përgjegjësinë e institucioneve për situatën që ka krijuar nevojën për këtë ndërhyrje. Deklarata e ministrit se pezullimi synon një “mjedis më të qetë dhe cilësor për qytetarët...
Burimi:
ntv.al