“Saliu nuk e sjell dot PD në pushtet”/ Salianji, në Peshkopi: E vërteta është e thjeshtë, kjo parti nuk vazhdon dot më

“Saliu nuk e sjell dot PD në pushtet”/ Salianji, në Peshkopi: E vërteta është e thjeshtë, kjo parti nuk vazhdon dot më

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar pamje nga takimi me mbështetësit demokratë në Dibër, ku një ditë më parë u prit nga simpatizantë të partisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehu mirënjohjen për pritjen dhe mbështetjen e demokratëve dibranë, ndërsa theksoi se kërkesa për ndryshim ndihet në të gjithë vendin. “Mirënjohje për demokratët e Dibrës. Në çdo cep të Shqipërisë kërkohet ndryshim!”, shkruan Salianji, duke shoqëruar mesazhin me pamje nga takimi. Dje nga Dibra, Salianji tha se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara duke u mbyllur dhe duke sulmuar aleatët ndërkombëtarë. “Gara është nëpër sheshe, nëpër salla, demokratët janë në këmbë. PD nuk mposhtet, nuk uzurpohet dhe nuk ecën dot mbrapsht”, deklaroi ai. “Dua t’u përgjigjem atyre që thonë a ke...