Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pas vendimit për të mos e lejuar të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berisha. Salianji deklaroi se statuti i PD-së nuk e pengon kandidimin e tij, ndërsa sipas tij, vetë kandidimi i Berishës bie ndesh me rregullat e partisë. “Statuti ndalon kandidimin e Sali Berishës dhe ai kandidon, ndërkohë nuk ndalon kandidimin tim, por mua nuk më lejohet kandidimi”, u shpreh ai. Ish-deputeti solli në vëmendje garat e mëparshme në PD, duke theksuar se ato kanë qenë më të hapura dhe me kushte të barabarta për kandidatët. “Nëse do të kishte garë në PD si në garat e kaluara, kur kanë kandiduar Eduart Selami apo Agron Shehaj, ka...
Burimi:
javanews.al