“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më i madh nga protestat je ti, çdo të hënë me 40-50 krushq…

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më i madh nga protestat je ti, çdo të hënë me 40-50 krushq…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar protestën qytetare, kundër investimit në Zvërnec, e cila sot hyn në ditën e 19-të. Duke iu drejtuar kreut demokrat, Sali Berisha, Balla tha se nga këto protesta ai është humbësi më i madh, pasi qytetarët “i kanë marrë sheshin”. Balla: Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se janë paqësore, pa molotov, pa dhunë dhe mbi të gjitha i morën sheshin atij atje. Të hënë për të hënë, me krushqit, 40-50 veta, tani ata ta morën Sali. Humbësi më i madh je ti Sali. Kujtojmë se më 8 maj PD zhvilloi protestën e 8 kombëtare. Edhe pse kishte paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri në rrëzimin e qeverisë, PD nuk ka zhvilluar më tubime.