Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokoli Sadushi, në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës Kombëtare për ndërveprimin e sistemit të drejtësisë me median, theksoi rëndësinë e thellimit të reflektimit mbi rolin dhe përgjegjësitë e çdo magjistrati në ushtrimin e detyrës së tij. Ai nënvizoi se çdo magjistrat duhet ta ushtrojë profesionin me profesionalizëm të lartë, integritet të plotë dhe vetëdije të qartë se drejtësia nuk mund të funksionojë e shkëputur nga besimi i publikut. Sipas tij, ky besim përbën themelin mbi të cilin ndërtohet autoriteti i institucioneve të drejtësisë. “Magjistratët e rinj, hyrja në këtë profesion është pranimi i një përgjegjësie publike që kërkon dije, karakter dhe vetëdije për ndikimin që drejtësia ka në jetën e njerëzve”, deklaroi Sadushi, duke theksuar se rruga e drejtësisë është një...