Rusia i kërkoi diplomatëve të huaj të largohen nga Kievi para se të nisë sulmet, reagon Tirana zyrtare: Nuk e tërheqim ambasadorin, shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Rusia i kërkoi diplomatëve të huaj të largohen nga Kievi para se të nisë sulmet, reagon Tirana zyrtare: Nuk e tërheqim ambasadorin, shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Pasi Rusia i kërkoi diplomatëve të huaj të largohen nga Kievi, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha. Me anë të një postimi zyrtar në X, ministri Hoxha u shpreh se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga Kievi dhe nuk do të intimidohen. “Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi. Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më...