Rruga e Shqipërisë drejt BE-së/ “Vijat e kuqe” të integrimit europian, Zhulali: Mungesa e kushteve rrezik
E ftuar ne nje interviste televizive diplomatja Ilda Zhulali, e cila foli për zhvillimet në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shqetësimet që janë ngritur nga raportet ndërkombëtare. Gjatë emisionit, ajo u ndal te kushtet që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve. Ajo tha se procesi i negociatave nuk varet vetëm nga hapja e kapitujve, por nga përmbushja e kushteve themelore që monitorohen gjatë gjithë rrugës drejt anëtarësimit. Në studio u diskutua edhe për raportet që kanë ngritur shqetësime nga Brukseli, si dhe për qëndrimet e opozitës dhe partive evropiane, të cilat kërkojnë më shumë garanci për standardet demokratike dhe zgjedhjet. Zhulali u ndal gjithashtu te rëndësia...
Burimi:
sot.com.al