Rrethohet Kuvendi, protestuesit luftë me vezë e domate, afro 1.200 efektivë në gatishmëri

Rrethohet Kuvendi, protestuesit luftë me vezë e domate, afro 1.200 efektivë në gatishmëri

Pas 53 ditësh protestash të përditshme para Kryeministrisë, lëvizja qytetare kundër qeverisë do ta zhvendosë këtë të enjte aksionin përpara godinës së Kuvendit, në ditën kur do të zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Prej disa ditësh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:30, një orë e gjysmë përpara nisjes së seancës plenare të parashikuar për në 10:00, me synimin për të bllokuar hyrjen e deputetëve në Parlament. Në thirrjet e shpërndara në rrjetet sociale, protestuesve u është kërkuar të paraqiten të pajisur me vezë, domate dhe miell, për t’i përdorur si formë simbolike proteste ndaj mazhorancës. Për shkak të paralajmërimeve për një pjesëmarrje të lartë dhe mundësisë së incidenteve, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri...