Rrethimi i parlamentit me policë, reagon ashpër Bardhi: Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë
Kreu I Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar me një postim pas masave të policisë për të rrethuar parlamentin. “Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë”, shkruan Bardhi. “Kufizimi i lirisë së tubimit nuk mund të jetë një akt i pranueshëm në një vend kandidat për në BE”. shkruan ai. Mesazhi: Rrethimi i Kuvendit në një perimetër të zgjeruar dhe prania e paprecedent e një numri të madh të punonjësve të Policisë së Shtetit në godinën e Kuvendit, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm. Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë. Policia e Shtetit ka arritur deri aty sa pengon lëvizjen e lirë dhe raportimin e pashqetësuar të punonjësve të medias, cka përbën një kufizim të papranueshëm...
Burimi:
syri.net