Rinis me tensione seanca plenare, opzita bëhet ‘gardh’ dhe s’lëshon foltoren, ndërpritet sërish seanca
TIRANË- Seanca plenare është përfshirë në tensione të forta, duke u kthyer në kaos parlamentar, edhe pas një ndërprerjeje prej rreth një ore. Menjëherë pas rifillimit të punimeve, deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish foltoren, duke mos lejuar vijimin normal të rendit të ditës. Në këto kushte, nuk është lejuar që të mbajë fjalën ministri Ferit Hoxha, ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi ka kërkuar sërish 15 minuta pushim dhe mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare. Seanca e kësaj të enjteje është shoqëruar me përplasje dhe debate të vazhdueshme mes palëve, ndërsa Peleshi ka ndërprerë disa herë punimet në përpjekje për të normalizuar situatën dhe vijimin e rendit të ditës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai