“Rinia shqiptare vrau frikën”/ Ndregjoni: Dorëheqja e Ramës do të ndodhë, s’mund ta përballojë uraganin popullor
I ftuar ne nje studio televizive kreu i Unionit të Ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, foli për protestën madhështore që mbahet në Tiranë. Një protestë sot bën 26 ditë dhe pritet të nisë në orën 19:00, me kërkesën e qartë, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës, ai theksoi se kjo protestë është ndër më të rëndësishmet duke vlerësuar edhe rolin e rinisë, për të cilën u shpreh se vrau frikën dhe se e ka çuar Shqipërinë në piedestal. Ai u shpreh se kryeministrit Edi Rama do të japë dorëheqjen sepse nuk mund ta përballojë këtë uragan popullor që ka mbushur sheshet. “Rinia shqiptare vrau frikën e çoi në piedestalin botëror kombin shqiptar. Sot bota në njeh si qytetar që duam lirinë, që mbrojmë mjedisin...
Burimi:
sot.com.al