Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…
Kërkesa e Partisë Demokratike për një mocion me debat mbi rezolutën e Parlamentit Evropian për raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025 ka shkaktuar debate të forta në seancën plenare mes opozitës dhe mazhorancës, pavarësisht se mocioni nuk u pranua në Konferencën e Kryetarëve. Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke e lidhur atë me çështje hetimore dhe pretendime për përfshirje në veprime të paligjshme. “I vetmi që kam çuar në prokurori je ti z. Balla, sepse je në përgjime si bashkëpunëtor për të liruar pronat e sekuestruara nga OFL për babanë e Suel Çelës. Kjo është arsye ligjore për të...
Burimi:
javanews.al