“Revolucioni i flamingove”, analiza e “The Guardian”: Protestat sfidojnë qeverinë Rama, shqiptarët po kërkojnë diçka më të mirë

“Revolucioni i flamingove”, analiza e “The Guardian”: Protestat sfidojnë qeverinë Rama, shqiptarët po kërkojnë diçka më të mirë

pamje nga protesta-foto e publikuar nga the guardian TIRANË- Prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar sërish vëmendje protestave në Shqipëri, duke i cilësuar ato si "shpërthimin më të madh të trazirave që nga rënia e komunizmit", ndërsa thekson se pakënaqësia qytetare ka kaluar tashmë përtej çështjeve mjedisore dhe është shndërruar në një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë. Në një editorial të publikuar së fundmi, gazeta shkruan se për më shumë se një muaj mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Tiranës, duke kundërshtuar projektet luksoze të mbështetura nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Por tani, theksohet në artikull, kërkesat e protestuesve kanë marrë një dimension politik, me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në analizë përmendet edhe reagimi i eurodeputetëve, të cilët kanë kërkuar ndalimin...