Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse Më 20 qershor, dhjetra-mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën në Tiranë në protestën më të madhe ndër dekada që kishte parë vendi, në një mobilizim të pazakontë mbarëkombëtar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. E dominuar nga simbolet kombëtare dhe sloganet patriotike, protesta e asaj nate u konsiderua më e madhja në vazhdën e protestave të përnatshme që prej 31 majit. Në një përpjekje të vazhdueshme për të anatemuar protestën dhe protestuesit, kryeministri Rama e etiketoi atë si ‘hordhi pushtuese’ – një ndërhyrje e papranueshme sipas tij në punët e një shteti tjetër. Si ilustrim për këtë, ai përdori pjesmarrjen e disa shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke i paraqitur ata...
Burimi:
sot.com.al