Rendi i ditës/ 9 interpelanca sot në Kuvend, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Rendi i ditës/ 9 interpelanca sot në Kuvend, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Seanca plenare e kësaj të enjteje, 21 maj pritet të dominohet nga debatet politike, pasi në agjendë janë përfshirë 9 interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigjesh me anëtarë të kabinetit qeveritar. Opozita, njësoj si në mbledhjet e mëparshme parlamentare, këmbëngul që në sallë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndaj të cilit janë depozituar dy kërkesa për interpelancë. Partia Demokratike kërkon sqarime nga kreu i qeverisë lidhur me zhvillimet demografike në vend dhe fenomenin e largimit të shqiptarëve, bazuar në statistikat që disponojnë institucionet shtetërore. Nga ana tjetër, Partia Mundësia kërkon transparencë për ndryshimet që prekin funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, veçanërisht për kompetencat e reja që i lejojnë institucionit të negociojë marrëveshje me kompani fluturimesh, hotele dhe agjenci turistike përmes kontratave me...