Reforma Territoriale, Boçi: PS po vepron në mënyrë të njëanshme, do që të shkrijë bashkitë
Bashkëkryetari i reformës territoriale, Luçiano Boçi akuzon PS se po vepron në mënyrë të njënashme sa i takon reformës territoriale. PD kërkoi shtyrjen e afatit me 3 muaj, por PS e rrëzoi kërkesën dhe vijoi me prezantimin e raportit të hartuar nga ekspertët. Boçi akuzoi PS se po tenton të shkrijë numrin e bashkive për të vijuar me projektin e shpopullimit të vendit. “Jemi në një veprim të njëanshëm politik, të parapërgatitur. Unë e kam paralajmëruar, që nuk duan të shkojnë konsensus, kanë një projekt për të ulur dhe shkrirë bashkitë, për të vazhduar shpopullimin, për të mos i përfaqësuar njerëzit në pushtetin vendor. Vetëm për të realizuar një qëllim politik. Janë shtyrë dëgjesat me 8 kryetarë bashkish dhe më pas duhej të vazhdonim me...
Burimi:
sot.com.al