Reforma Territoriale, Boçi: PS po kapërcen komisionin! Synon kontrollin politik të pushtetit vendor

Reforma Territoriale, Boçi: PS po kapërcen komisionin! Synon kontrollin politik të pushtetit vendor

Deputeti demokrat dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, gjatë një prononcimi për gazetarët kundërshtoi mënyrën se si mazhoranca po procedon me reformën territoriale, duke deklaruar se dokumenti që pritet të shkojë në Kuvend nuk është produkt i komisionit. Sipas tij, mazhoranca  po vepron në mënyrë të njëanshme dhe po tenton të miratojë një reformë territoriale pa konsensus politik. Boçi paralajmëroi se mazhoranca ka një projekt të qartë për të ulur numrin e bashkive dhe për t’i shkrirë ato, duke e lidhur këtë me shpopullimin e vendit dhe kontrollin politik të pushtetit vendor.  “Kanë një projekt për të ulur dhe shkrirë bashkitë, për të vazhduar shpopullimin, për të mos i përfaqësuar njerëzit në pushtetin vendor. Thjesht për të realizuar një qëllim politik, sikurse...