“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi në Kuvend se raportet ndërkombëtare për klimën e investimeve dhe progresin europian evidentojnë problematika reale, por konfirmojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, me institucione më të qëndrueshme, ekonomi më të fortë dhe një reformë në drejtësi që “nuk kthehet pas”. Gjatë diskutimit në mocionin me debat për klimën e investimeve dhe progresraportin e Komisionit Europian, Gogu theksoi se Investimet e Huaja Direkte në vitin 2024 arritën nivel rekord prej 1.71 miliardë dollarësh, ndërsa stoku total i investimeve është rritur me mbi 80% krahasuar me vitin 2018. “Ekonomia nuk mat retorikën politike. Mat sjelljen e kapitalit. Dhe kapitali ka folur qartë për Shqipërinë”, u shpreh ministri. Sipas tij, investitorët kërkojnë mbi të gjitha stabilitet institucional, siguri juridike...