Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje huaje prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF). Financimi do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes blerjes së kapaciteteve ushtarake me origjinë amerikane, si dhe do të ndihmojë Shqipërinë në përmbushjen e angazhimeve të saj për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje. Sipas njoftimit të DASH, marrëveshja lidhet me objektivin që vendet aleate të NATO-s të arrijnë nivelin e shpenzimeve prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen deri në vitin 2035. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë si një aleat të rëndësishëm në NATO, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme. Për këtë marrëveshje...
Burimi:
javanews.al