Raporti i monitorimit i paguar nga qeveria rrëzon pretendimet e Ramës për përfshirjen e agjenturave, protestat…
Shqipëria është përfshirë nga një valë e madhe protestash qytetare që morën emrin “Revolucioni i Flamingos”, një lëvizje që lindi si reagim ndaj planeve për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në zonat e mbrojtura mjedisore të Vjosë-Nartës dhe Ishullit të Sazanit. Ky projekt, i lidhur drejtpërdrejt me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, ngriti shqetësime të mëdha te qytetarët për ligjshmërinë e ndryshimeve në zonat e mbrojtura dhe mungesën e transparencës, duke i shtyrë ata të përdornin flamingot si simbol të kërcënimit ekologjik që i kanosej vendit. Në vend që të dëgjonte këto shqetësime, kryeministri Edi Rama zgjodhi një rrugë tjetër, duke u përpjekur ta paraqiste këtë pakënaqësi jo si një reagim legjitim popullor, por si një “luftë hibride” të orkestruar nga jashtë. Për të...
Burimi:
sot.com.al